Shkolla shqipe LAPSH - Glarus

Anrufen Wegbeschreibung

Shkolla shqipe LAPSH - Glarus Faqe informative per te gjitha aktivitetet e LAPSh- Glarus Arsimore

Mësimi në gjuhën shqipe në shkollën e Glarusit, në Buchholz, mbahet çdo të enjte prej orës 18:00 deri në ora 19:30, ndër...
19/10/2026

Mësimi në gjuhën shqipe në shkollën e Glarusit, në Buchholz, mbahet çdo të enjte prej orës 18:00 deri në ora 19:30, ndërsa në Niederurnen, në Linth-Escher, çdo të mërkure prej orës 18:00 deri në ora 19:30

Ftesë për regjistrim në shkollën shqipe LAPSh-Kt.GlarusTë dashur nxënësViti shkollor 2026/2027 në kantonin e Glarusit sa...
17/08/2026

Ftesë për regjistrim në shkollën shqipe LAPSh-Kt.Glarus

Të dashur nxënës

Viti shkollor 2026/2027 në kantonin e Glarusit sapo ka filluar, e njëkohësisht edhe mësimi plotësues në gjuhën shqipe.

Duke ju uruar një vit të mbarë shkollor, ju ftojmë të regjistroheni në shkollën shqipe të LAPSh-Kt.Glarus.

Mësimi në gjuhën shqipe në shkollën e Niederurnes, në Linth-Escher, mbahet çdo të mërkure, prej orës 17:00 deri në ora 19:00, ndërsa edhe në Glarus, në Buchholz, çdo të enjte, prej orës 17:00 deri në ora 19:00.

I ftojmë të gjithë fëmijët e moshës shkollore në përgjithësi, e sidomos, ata, të cilët deri më tash nuk kanë pasur rast, të regjistrohen në shkollën shqipe për të mësuar dhe për të kultivuar gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare.

Ju mirëpresim!
Netstal, 17.08.2026

Fest der Kulturen në Glarus20.06.2026Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Shefi i Konsullatës së Përgjithshme i Repu...
21/06/2026

Fest der Kulturen në Glarus
20.06.2026

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Shefi i Konsullatës së Përgjithshme i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, i cili me praninë e tij nderoi komunitetin shqiptar dhe mbështeti promovimin e vlerave tona kulturore.

LAPSh-Kt.Glarus e falënderon përzemërsisht dhe i shpreh mirënjohje të sinqert z.Vigan Berisha për praninë e tij në këtë aktivitet.

Fest der Kulturen në GlarusE shtunë, 20.06.2026Të shtunën, më 20 qershor 2026, në Glarus u organizua aktiviteti multikul...
21/06/2026

Fest der Kulturen në Glarus
E shtunë, 20.06.2026

Të shtunën, më 20 qershor 2026, në Glarus u organizua aktiviteti multikulturor “Fest der Kulturen”, ku LAPSh-Kt.Glarus përfaqësoi me dinjitet komunitetin shqiptar.
Vizitorët patën mundësinë të shijojnë ushqime tradicionale nga kuzhina shqiptare, si dhe të njihen me kulturën dhe traditat tona përmes koreografisë, valleve dhe këngëve shqiptare, të cilat u pritën me interes dhe kurreshtje nga të pranishmit.
Nxënësit e shkollës shqipe të LAPSh-Kt.Glarus, me mbështjen e mësueses Liresa Shehu dhe kryetarit Besim Latifi, u prezantuan me valle dhe këngë para të pranishmëve.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Shefi i Konsullatës së Përgjithshme i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, i cili me praninë e tij nderoi komunitetin shqiptar dhe mbështeti promovimin e vlerave tona kulturore. LAPSh-Kt.Glarus e falënderon përzemërsisht dhe i shpreh mirënjohje të sinqert z.Vigan Berisha për praninë e tij në këtë aktivitet.

Pjesëmarrja e LAPSh- Kt.Glarus në “Fest der Kulturen” dëshmoi edhe një herë rëndësinë e ruajtjes, kultivimit dhe promovimit të vlerave kombëtare, si dhe kontributin e komunitetit shqiptar në pasurimin e jetës kulturore në shoqërinë zvicerane.
Mirënjohje të thellë për të gjitha familjet shqiptare që me zemër të madhe dhe me dashuri për traditat tona përgatitën ushqime tradicionale shqiptare, duke kontribuar në prezantimin sa më të denjë të kulturës sonë në “Fest der Kulturen” në Glarus.

Faleminderit prindërve, nxënësëve dhe të gjithë pjesëmarrësve, të cilët u angazhuan që ky aktivitet, që kjo pjesëmarrje të vlerësohet pozitivisht nga organizatorët e “Fest der Kulturen” në Glarus.

Gjithashtu, ju informojmë se ky aktivitet, do të vazhdojë edhe sot, më 21.06.2026, ku tenda e komunitetit shqiptar do të jetë e hapur prej orës 11:00.

LAPSh-Kt.Glarus
Netstal, 21.06.2026

Fest der Kulturen në GlarusTenda e komunitetit shqiptar në Glarus është gati!
20/06/2026

Fest der Kulturen në Glarus

Tenda e komunitetit shqiptar në Glarus është gati!

18/06/2026

F T E S Ë

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në promovimin e botimeve poetike të autorit Ilmi Tahiri.

Një mbrëmje letrare kushtuar poezisë, fjalës artistike dhe vlerave kombëtare, ku do të prezantohen veprat poetike të autorit të botuara ndër vite.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të promovohen:

* Sytë ka Atdheu (2020)
* U ktheva Atdhe (2020)
* Për ty Kosovë (2020)
* E bukura Shqipëri (2023)
* Për ty Atdhe (2023)
* Shqipëria do të bashkohet përsëri (2025)
* Fluturat e Atdheut – poezi për fëmijë (2025)

Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich

Data: 19 Qershor 2026
Ora: 19:00

Ju mirëpresim në këtë mbrëmje kulturore që organizohet në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, me qëllim promovimin e krijimtarisë letrare dhe vlerave tona kulturore.

Ju lutem të na konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri me 18.06.2026 në e-mail: [email protected]

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih

Faleminderit!

18/06/2026
Ekskursion i paharrueshëm në ConnylandE shtunë, 06.06.2026Nxënësit e Shkollës Shqipe LAPSh-Kt.Glarus, të shoqëruar nga m...
07/06/2026

Ekskursion i paharrueshëm në Connyland
E shtunë, 06.06.2026

Nxënësit e Shkollës Shqipe LAPSh-Kt.Glarus, të shoqëruar nga mësuesja dhe prindërit e tyre, kaluan një ditë të mrekullueshme në parkun argëtues Connyland, parku më i madh i këtij lloji në Zvicër. Gjatë kësaj shëtitjeje, fëmijët patën mundësinë të argëtoheshin në atraksione të ndryshme, të përjetonin aventura emocionuese dhe të krijonin kujtime të bukura së bashku me shokët dhe familjarët e tyre. Connyland ofron një gamë të gjerë aktivitetesh për të gjitha moshat, duke e bërë atë një destinacion ideal për familje dhe grupe shkollore.
Ky aktivitet shërbeu jo vetëm si një ditë çlodhjeje dhe argëtimi, por edhe si një mundësi e mirë për forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet nxënësve, prindërve dhe komunitetit shqiptar në Glarus. Atmosfera e gëzueshme, buzëqeshjet e fëmijëve dhe momentet e përbashkëta e bënë këtë ekskursion një përvojë të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në organizimin e kësaj dite të bukur dhe presim me kënaqësi aktivitete të tjera të ngjashme në të ardhmen.

25/05/2026

F T E S Ë
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në mbrëmjen poetike dhe tryezën tematike:
“Mes Poezisë dhe Algoritmave”

Një mbrëmje e veçantë kushtuar fjalës artistike, reflektimit dhe dialogut mbi raportin ndërmjet krijimtarisë njerëzore dhe epokës digjitale.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të kemi:
- Poezi
- Diskutime tematike
- Pika muzikore

Për pjesën muzikore do të kujdeset znj. Anila Tasholli Neziri, me interpretim në flaut.

Adresa:
Eugen-Huberstrasse 19a, 8048, Zürich

Data: 30 Maj 2026
Ora: 19:00

Ju mirëpresim në këtë mbrëmje që organizohet si bashkëpunim në mes të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih dhe Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër.

Ju lutem të na konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më 28.05.2026, në e-mail: [email protected]

Faleminderit!

05/05/2026

FTESË
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në ekspozitën pamore:

“Kontributi Atdhetar, Intelektual dhe Politik i Akademik Fehmi Aganit”

Ekspozita, e realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër.

Përmes materialeve të ekspozuara synohet të ofrohet një pasqyrë e kontributit të tij, si dhe të promovohet ruajtja dhe kultivimi i vlerave historike dhe kulturore.

📅 E shtunë, 9 Maj 2026
🕖 Ora 18:00
📍Katzenbachstrasse 4, 8052 Zürich

Ju mirëpresim të bashkohemi për të kujtuar dhe vlerësuar një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Adresse

Kleinzaun 1
Netstal
8754

Telefon

+41762041722

Website

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Shkolla shqipe LAPSH - Glarus etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen