Filozofia , Shkence e Shkencave

Filozofia , Shkence e Shkencave Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Filozofia , Shkence e Shkencave, College & University, Albania, Athens.

30/04/2024

Ti mund të japësh pa dashuruar, por kurrë nuk mund të dashurosh pa dhënë. Veprat më të mëdha të dashurisë janë bërë nga ata që zakonisht bëjnë veprime të vogla mirësie. Ne falim vetëm në masën sa dashurojmë. Dashuria është t’a dish se edhe kur je vetëm, nuk do të jesh më kurrë i/e vetmuar, dhe lumturia më e madhe në jetë është bindja se ne jemi të dashuruar.

16/04/2024

"Kam vdekur shume here duke pritur. Duke pritur nje trokitje ne dere nga dikush, duke fiksuar tavanin i perhumbur ne mendime, duke vezhguar nga jashte se mos do hapte deren ndonjeri, duke pritur nje telefonate, nje leter, nje zile."

|Charles Bukowski|

14/03/2024

Makina e bollëkut na ka dhënë varfëri. Shkenca na ka trasformuar në cinikë, lakmia na ka bërë të ashpër e të këqinj. Mendojmë shumë e ndjejmë pak. Më shumë se aftësi, na duhet mirësi e butësi. Pa këto cilësi, jeta është dhunë e gjithçka është e humbur.

11/03/2024

Një psikolog duke ecur rreth klasës ndërsa jepte mësime menaxhimi të stresit për një audiencë, ngriti një gotë me ujë. Të gjithë prisnin ne atë moment qe ai do bënte pyetjen e famshme të "gotës gjysmë të zbrazët apo gjysmë të mbushur" Por, me një buzëqeshje në fytyrën e tij, ai pyeti: "Sa e rëndë është kjo gotë me ujë?"
Përgjigjet variuan nga 8 oz në 20 oz.
Ai u përgjigj: "Pesha absolute e kësaj gote nuk ka rëndësi. Kjo varet se sa kohë unë do ta mbaj atë. Nëse unë do ta mbaj gotën në dorë për një minutë, nuk është problem. Nëse unë do ta mbaj atë për një orë, do të kem dhimbje krahu, nese unë do ta mbaj atë për një ditë, krahu im do të jetë mpirë dhe do të ndihem i paralizuar. Në çdo rast, pesha e gotës nuk ndryshon! Sa më gjatë ta mbaj unë atë në dorë, aq më e rëndë ajo bëhet.
Streset dhe shqetësimet në jetë janë pikërisht si kjo gotë uji. Mendoni rreth tyre për një kohë dhe asgjë nuk ndodh. Mendoni rreth tyre pak më gjatë dhe ata fillojnë të na dhembin. Kështu, nëqoftë se ju mendoni rreth tyre gjatë gjithë ditës, ju do të ndiheni të paralizuar - të paaftë për të bërë gjë."
Pra, mos harroni t'a ktheni gotën poshtë!

04/02/2024

Zëri i inteligjencës mbytet nga ulërima e frikës. Injorohet nga zëri i dëshirës. Kundërshtohet nga zëri i turpit. Paragjykohet nga urrejtja dhe shuhet nga zemërimi. Mbi të gjitha, i mbyllet goja nga injoranca.

31/01/2024

“Zemra e një mashkulli i ngjan shumë detit, ka stuhitë e tij, ka baticat e tij dhe në thellësi ka xhevahirët e tij gjithashtu”. - Vincent Van Gogh

29/01/2024

Ku janë miqtë?
Ata të vërtetët, ata që të marrin në telefon për të treguar një barsaletë, ata që shqetësohen nëse ti nuk i merr të paktën një herë në ditë, ata miq që sapo e marrin vesh që ti je keq, lënë çdo gjë dhe vijnë për t'u bërë të dobishëm me miqësinë e vërtetë, me dashurinë e tyre krejtësisht pa interes.
Ku do të përfundojë kjo ndjenjë?
Bota po shkrihet nga ngrohja globale, por zemrat tona janë shndërruar në male prej akulli, hapësirat brenda nesh po mbushen me urrejtje, egoizëm, zili. Askush nuk dëshiron që të kujtojë se dashuria fiton mbi gjithçka, se bashkimi i shpirtrave mund të përballet me çdo stuhi, se një buzëqeshje ka më shumë vlerë se çdo thesar...
Ku do të përfundojë jeta?
Jeta jonë është kthyer në një listë me pyetjeve dhe kështu do të kalojnë vite, shekuj dhe ne nuk do të mbajmë më mend gjërat më të bukura që kemi pasur!

|Maura Andronic|

24/01/2024

Shpesh njeriu i ngjan një gomari që tërheq një karrocë në parmakët e së cilës është vendosur një shkop i gjatë, fundi i të cilit i del gomarit bash përpara gojës. Në ekstremin e shkopit që ndodhet përpara gojes së gomarit ështe varur një karrotë. Gomari i lodhur nga tërheqja e karrocës, i uritur, kërkon të kap karrotën për ta ngrënë, por duke bërë këtë përpjekje 'mbigomarore', ai tërheq pas vetes edhe të gjithë karrocën dhe kështu karrota i largohet gomarit pa aq sa kafsha tërheqëse i afrohet asaj. SARTRE - METAFORA E GOMARIT

20/01/2024

Nëse nuk mund të fluturosh, atëherë vrapo. Nëse nuk mund të vraposh, atëherë ec. Nëse nuk mund të ecësh, atëherë zvarritu. Nuk ka rëndësi se si, por duhet të bësh përpara.

Martin Luther King Jr. (15 janar 1929 - 4 prill 1968)

14/01/2024

Koha është si ajri, më kot e masim, i vëmë emër. Ajo endet e padukshme , nëpër fatet tona...!!!

13/01/2024

“Njerëzit sot janë kaq të trashë! Askush nuk lexon më, askush nuk del të vëzhgojë dhe eksplorojë shoqërinë dhe kulturat e tjera. Vëmendja e njerëzve nuk zgjat më shumë se pesë sekonda dhe janë aq të thellë sa një gotë me ujë".

― David Bowie

Address

Albania
Athens
TIRANE,ALBANIA

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Filozofia , Shkence e Shkencave posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share