03/11/2023
We are delighted to share with you that our Alumna Ms Hana Hoxha is nominated to the list of 40 under 40 of Bloconomy. Let us all wish her good luck!
Write a caption...🎖️NOMINUAR PËR LISTËN “40 UNDER 40” EDICIONI III
⚫Hana Hoxha 38 vjeç, e lindur në Prishtinë. Kaloi një pjesë të adoleshencës së hershme në New York, për t'u kthyer më pas në Prishtinë me familjen. Hana Hoxha është një profesioniste me më shumë se 15 vjet përvojë pune profesionale. Hana është e certifikuar në Programin e Shkencës së të Dhënave të Aplikuara nga Massachusetts Institute of Technology, USA. Aktualisht, Ph.D. kandidat në Universitetin e Lubjanës në Lubjanë, Slloveni.
Hana është një ndër profesionistet më të mira në vend në fushën e të dhënave, sipërmarrëse, mentore dhe ligjëruese. Përveç angazhimeve profesionale, është edhe nënë e dy fëmijëve dhe skijatore e avancuar. Këtë hobi e praktikon nga mosha 4 vjeçare.
Hana ka një gamë të gjerë ekspertize në sektorin privat - industrinë e telekomit, veçanërisht në inteligjencën e tregut, monitorimin dhe analitikën, zhvillimin e produktit dhe inteligjencën e marketingut. Përveç përvojës në sektorin privat, Hana ka qenë dhe akoma vazhdon të jetë e angazhuar në disa projekte të zhvillimit të rritjes ekonomike të donatorëve të ndryshëm.
Ka filluar biznesi e saj, Mriko, përmes të cilit ofron trajnime në fushën e të dhënave, shkencën e të dhënave. Shërbime cilësore të tilla kanë qenë mungesë në treg. Rrishtazi, bashkë-themeluese e biznesit The Lobby Boy, qe është një startup që ka zhvilluar një platformë softuerike për menaxhimin e hoteleve. Kjo platformë e bën centralizimin e të gjitha rezervimeve në një kalendar të vetëm. Sfida më e madha ka qenë menaxhimi i kohës, duke pasur paraysh angazhimet familjare dhe ato shkencore-akademike.
📌 Nominimet vazhdojnë të jenë ende të hapura. Nomino një sipërmarrës të suksesshëm në likun në vijim:
👉https://docs.google.com/forms/d/1dnmlMtyBSohxpqm8wryGa28E4NbMujtDhbzfPvCWHec/edit